Tramvaji del nga shinat në mes të Milanos, 2 vdekur dhe mbi 40 të plagosur

2 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë mbetën të plagosur pasi një tramvaj doli nga shinat në Milano.

Burimi: TGcom

27.02.2026. 18:43

Tramvaji del nga shinat në mes të Milanos, 2 vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 39 të tjerë mbetën të plagosur pasi një tramvaj që udhëtonte nga Piazza Repubblica drejt Porta Venezia në Milano doli nga shinat dhe u përplas me një dyqan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 kur në zonën kalonin një numër i madh njerëzish, një pjesë e të cilëve u goditën nga tramvaji i dalë jashtë kontrollit.

Në momentin e aksidentit tramvaji ka qenë plot me njerëz. Shumë nga të plagosurit kanë marrë plagë të lehta, teksa vetëm dy prej tyre janë më rëndë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët me shpejtësi evakuuan njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje.

Aktualisht shkaqet se përse tramvaji doli nga shinat ende nuk janë zbardhur, teksa prokuroria e Milanos ka nisur dhe një hetim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)