Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 1 ditë më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri danez i Energjisë iu kërkoi qytetarëve të tij që të mos përdorin makinat, duke qenë se çmimet e naftës po kapin rekorde të reja për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Ministri danez i Energjisë, Lars Aagaard iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e automjeteve nëse nuk është e nevojshme, për të kufizuar konsumin e energjisë gjatë një periudhe kritike globale në lidhje me furnizimet me naftë.
"Nëse mundeni, bëni çmos të hiqni dorë nga automjeti juaj me katër rrota", tha Aagaard. Ai shtoi se "nëse ka konsum energjie pa të cilin mund të bëni, nëse ngarja e një makine nuk është absolutisht e nevojshme, atëherë mos e bëni".
"Nëse ne danezët arrijmë të kursejmë energji në të ardhmen e afërt, kjo do të ketë dy efekte pozitive", vuri në dukje ministri: "Së pari, do të ndihet në portofolet private. Dhe së dyti, mund të ndihmojë që rezervat tona të zgjasin më shumë".
Deklarata e ministrit vjen në një kohë kur e gjithë bota është duke u përballur me një pasiguri të madhe në lidhje me furnizimin me naftë, për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.
Vendet e G7 vendosën disa ditë më parë që të nxjerrin në treg një pjesë të rezervës së tyre strategjike për të stabilizuar çmimet, ndërkohë që bursat po përballen me presione të mëdha.
Situata është rënduar edhe më shumë me autoritetet në Iran që kanë kërcënuar se nuk do të lejojnë asnjë anije me naftë që të kalojë në Ngushticën e Hormuzit.
Për këtë çështjet reagoi dhe presidenti Trump i cili deklaroi se për shkak të luftës çmimet do të rriten për pak kohë, por ajo që do të vijë më pas do të jetë shumë e mirë për qytetarët.
"Asnjë lindje, as vdekje, as martesë." Ky nuk është një slogan provokues, por një tabelë qëllimisht ironike e vendosur në hyrje të Zyrës së Regjistrimit të Komunës së Caino-s, në provincën italiane të Breshias.
21:23 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Një incident i armatosur u shënua pranë një sinagoge në Detroit, me forcat e policisë që më pas ekzekutuan autorin.
20:55 45 min më parë12.03.2026.
Autori
Dy persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi në një universitet në Virginia. Agresori u ekzekutua, teksa motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.
20:23 13 min më parë12.03.2026.
Autori
Gjykata në Rusi ka dhënë dënime të ashpra për autorët dhe bashkëpunëtorët e sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Krasnogorsk më 22 mars të vitit 2024.
20:09 1 min më parë12.03.2026.
AutoriMë 2 mars, kanali shtetëror IRIB TV2 raportoi se Bagherzadeh ishte vrarë në banesën e saj, ndërsa disa media të tjera në Iran pretenduan se ajo ndodhej në gjendje kome.
19:39 30 min më parë12.03.2026.
Autori
Izraeli ka akuzuar Iranin se në bombardimet e fundit ka shënjestruar vendet e shenjta fetare.
19:25 44 min më parë12.03.2026.
Autori
Kthesa në hetim erdhi pas një informacioni të ri që u dha autoriteteve dhe që i shtyu hetuesit të rihapnin çështjen.
18:41 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani është i mirëpritur të marrë pjesë në Kupën e Botës, por kjo gjë sipas tij do të ishte e papërshtatshme.
18:08 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Ushtria e SHBA-ve bën me dije se dy marinarë amerikanë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në aeroplanmbajtësen bërthamore USS Gerald R. Ford, në një incident që nuk lidhet me luftimet.
17:52 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Komente (0)