Në Gallicano, një qytezë e vogël pranë Romës, është rikthyer në treg një shtëpi e pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve për formën e saj unike. Bëhet fjalë për një banesë të ndërtuar mes viteve ’60 dhe ’70, e projektuar në formën e një disku fluturues.
Ndërtesa ka një sipërfaqe rreth 400 metra katrorë dhe me kalimin e viteve është shndërruar në një kuriozitet arkitektonik për zonën dhe krejt rajonin e Lazio-s. Forma e saj e veçantë e ka bërë shpesh objekt interesi për turistë dhe për njerëz të apasionuar pas ndërtimeve të pazakonta.
Foto ilustruese
Shtëpia është publikuar së fundmi në disa platforma të kompanive imobiliare, duke përfshirë edhe faqen “Immobiliare.it”, ku ofrohet për shitje me një çmim prej 135 mijë eurosh. Në ofertë përfshihet gjithashtu edhe një shtëpi, e cila është ndërtuar pranë “UFO”-s së Romës, me sipërfaqe rreth 70 metra katrorë. Kjo shtëpizë shitet së bashku me pronën kryesore.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Autoritetet shëndetësore në Brazil po monitorojnë dy pacientë për infeksion të mundshëm me Ebolën në dy qytetet më të mëdha të vendit, São Paulo dhe Rio de Janeiro.
Disa nga ata që u nxorën nga një shpellë e përmbytur në Laos po ndihmojnë në përpjekjet për të gjetur dy burrat e fundit të zhdukur të bllokuar brenda, thanë ekipet e shpëtimit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shfaqjet muzikore që festojnë 250-vjetorin e vendit duhet të anulohen pasi disa artistë u tërhoqën, duke përmendur lidhjen e eventit me Shtëpinë e Bardhë.
Të paktën 46 persona janë vrarë dhe 74 të plagosur në Mianmar pas një shpërthimi që ndodhi rreth mesditës në një ndërtesë që besohet se kishte ruajtur eksplozivë për miniera.
Të paktën tetë persona, përfshirë një foshnjë nëntëmuajshe, humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh u përplas dhe u përfshi nga flakët në Turqinë perëndimore të dielën në mëngjes, raportuan mediat lokale.
Ushtria izraelite ka zgjeruar zonën në Libanin jugor nga e cila ka paralajmëruar banorët të evakuohen, ndërsa zgjeron më tej operacionet e saj tokësore kundër Hezbollahut.
Autoritetet kanë vënë në shënjestër përmbajtje që shfaqnin makina superluksoze, vila, veshje firmato, bizhuteri të shtrenjta, avionë privatë dhe një kulturë të ashtuquajtur “adhurimi i parasë”.
Hetimet tregojnë se gjatë viteve 2014-2018, përmes Prefekturës së Beneventos, konsorciumi kishte përfituar mbi 20 milionë euro nga Ministria e Brendshme Italiane për strehimin e azilkërkuesve dhe personave në kërkim të mbrojtjes ndërkombëtare.
Komente (0)