Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndihen në disa shtete të rajonit

Lëkundje me magnitudë 5.7 ballë të shkallës rihter në ishullin e Kretës, tërmeti u ndje edhe në vende të tjera si Turqia, Libia dhe Egjipti.

24.04.2026. 08:46

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndihen në disa shtete të rajonit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë të shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes në rajonin e Lasithit, në ishullin e Kretës. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ka qenë shumë i cekët, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen më të forta dhe në një zonë të gjerë përreth. Raportohet se dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në vende të tjera si Turqia, Libia dhe Egjipti. Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktima, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

Foto ilustruese

Autoritetet kanë bërë me dije se pas goditjes kryesore janë regjistruar dhjetëra lëkundje të tjera, rreth 112 dridhje, të shpërndara pothuajse në të gjithë Kretën, si dhe në ishuj të tjerë përfshirë edhe Santorinin. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një zonë detare, rreth 17 kilometra në jugperëndim të prefekturës së Lasithit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)