Një makinë-bombë shpërtheu jashtë një stacioni policie në Dunmurry, në jugperëndim të Belfastit, duke shkaktuar alarm dhe evakuimin e banorëve në zonë.
Policia britanike në Irlandën e Veriut dyshon se sulmi mund të jetë kryer nga grupi paraushtarake IRA e Re duke rikthyer edhe njëherë fantazmat e dhunës së viteve më parë.
Sipas autoriteteve, një pajisje shpërthyese artizanale ishte vendosur në një makinë të rrëmbyer nga një shpërndarës, i cili u detyrua ta çonte automjetin pranë stacionit policor.
Pak më pas, makina shpërtheu, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke përhapur mbetje në rrugë.
Shefi i policisë në Irlandën e Veriut, Jon Boutcher, e cilësoi sulmin si “të qëllimshëm, të rrezikshëm dhe të pamend”, duke shtuar se efektivët reaguan shpejt për të evakuuar banorët pranë zonës.
Kryeministri britanik dhe udhëheqës politikë në Irlandën e Veriut e kanë dënuar ashpër ngjarjen, duke e quajtur një tentativë për të frikësuar komunitetin dhe policinë.
Grupet si “IRA e Re” janë të vogla, por vazhdojnë të jenë aktive dhe kundërshtojnë marrëveshjen e paqes të vitit 1998, e cila i dha fund konfliktit të njohur si “The Troubles”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)