“Gjyshe, hip”, roboti ukrainas shpëton të moshuarën që po i ikte bombardimeve ruse

Roboti, i cili i përkiste Brigadës së 60-të të Mekanizmave të Veçantë shpëtoi një 77-vjeçare, e cila u pa teksa përpiqej të ecte me bastunin e saj në rrugën e rrëshqitshme pranë qytetit të Lyman, ndërkohë që në sfond dëgjohen bombardimet në rajonin e Donjetskut nga forcat ruse.

Burimi: Daily Mail

28.04.2026. 11:47

“Gjyshe, hip”, roboti ukrainas shpëton të moshuarën që po i ikte bombardimeve ruse

Pamje të filmuara me dronë në vijën e frontit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë po bëjnë xhiron e rrjetit, pasi tregojnë ushtrinë e Kievit duke përdorur një robot për të shpëtuar një pensioniste, e cila po i ikte bombardimeve ruse.

Roboti, i cili i përkiste Brigadës së 60-të të Mekanizmave të Veçantë shpëtoi një 77-vjeçare, e cila u pa teksa përpiqej të ecte me bastunin e saj në rrugën e rrëshqitshme pranë qytetit të Lyman, ndërkohë që në sfond dëgjohen bombardimet në rajonin e Donjetskut nga forcat ruse.

Një ushtar tha se nga droni panë gruan e moshuar duke ecur ngadalë me asgjë tjetër përveç rrobave në shpinë dhe një bastuni, ndaj Brigada vendosi ti dërgonte në ndihmë robotin me një batanije dhe një shënim që shkruante: 'Gjyshe, hip!'.

Ndërsa e moshuara hipi në robot, ushtarët ukrainas mund të dëgjoheshin duke thënë: “Hajde, hajde, kaq ishte. Kaq ishte, më në fund të gjithë mund të marrim frymë... faleminderit Zotit”.

“Pa shpresë mbijetese, ajo kaloi krateret e predhave dhe trupat e bashkëfshatarëve të saj derisa një robot erdhi për të”, shkroi Korpusi i 3-të i ushtrisë ukrainase, pjesë e të cilit është Brigada e 60-të përkrah videos së publikuar në Telegram.

Ushtria ukrainase tha se gruaja e moshuar kishte jetuar në shtëpinë e saj të shkatërruar në një fshat pranë qytetit të Lyman.

Zhvillimi i teknologjisë ushtarake të përparuar në Ukrainë gjatë kohës së luftës do të thotë se ajo po kap më shumë se 90% të dronëve që lëshon Rusia, sipas Presidentit Volodymyr Zelensky. Megjithatë, Ukrainës i duhen më shumë raketa mbrojtëse ajrore Patriot të prodhuara në Amerikë, të cilat janë në gjendje të rrëzojnë raketat balistike të Rusisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)