Shkon në mësim me një mortajë për leksionin e historisë, evakuohet shkolla

Gjimnazi u evakuua si masë paraprake dhe mësimi u ndërpre përkohësisht

Burimi: Tgcom

12.05.2026. 07:37

Shkon në mësim me një mortajë për leksionin e historisë, evakuohet shkolla

Momente tensioni në një gjimnaz në Modena të Italisë, pasi një nxënës çoi në klasë një mortajë që dyshohet se i përket periudhës së Luftës së Parë Botërore.

Sipas mediave italiane, i riu e kishte marrë predhën për ta paraqitur gjatë një ore historie, pa qenë i vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktonte. Objekti, i ruajtur në gjendje të mirë, alarmoi menjëherë stafin e shkollës sapo iu tregua mësuesit.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën karabinierët, ndërsa drejtoria urdhëroi që të gjithë nxënësit të qëndronin brenda klasave. Predha u nxor fillimisht në oborrin e shkollës, ndërsa forcat e sigurisë izoluan zonën dhe morën masa për mbrojtjen e nxënësve dhe personelit.

Më pas, gjimnazi u evakuua si masë paraprake dhe mësimi u ndërpre përkohësisht. Pas sigurimit të ambientit, karabinierët sekuestruan predhën për verifikime dhe ekspertizë të mëtejshme mbi rrezikshmërinë e saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)