Vjedhja më e pazakontë në histori, turistja franceze ndalohet me 40 kg rërë dhe guaska në valixhe

Gjatë kontrollit u konstatua se materiali ishte marrë nga plazhi “Le Saline” në Stintino, një zonë e mbrojtur ku ndalohet rreptësisht marrja e rërës dhe elementeve natyrore.

27.05.2026. 15:30

Vjedhja më e pazakontë në histori, turistja franceze ndalohet me 40 kg rërë dhe guaska në valixhe

Një turiste franceze 69-vjeçare është ndaluar në Porto Torres, në Sardenjë pasi autoritetet doganore zbuluan në bagazhin e saj rreth 40 kilogramë rërë, gurë dhe guaska të marra nga plazhet lokale. Sipas autoriteteve italiane, gruaja po përgatitej të imbarkohej në tragetin drejt Toulon-it kur u ndalua nga funksionarët e Agjencisë së Doganave.

Gjatë kontrollit u konstatua se materiali ishte marrë nga plazhi “Le Saline” në Stintino, një zonë e mbrojtur ku ndalohet rreptësisht marrja e rërës dhe elementeve natyrore. Ngjarja përbën shkelje të ligjit rajonal nr. 16 të vitit 2017.

Ky ligj e ndalon kategorikisht nxjerrjen e rërës, gurëve dhe guaskave nga brigjet e Sardenjës. Për këtë arsye, turistja rrezikon një gjobë që varion nga 500 deri në 3.000 euro, ndërsa materiali i sekuestruar do të kthehet në habitatin e tij natyror në ditët në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)