Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sulm ajror izraelit në Gaza ka vrarë Raed Saad, një nga komandantët më të lartë të Hamasit dhe një nga arkitektët e sulmeve të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Ushtria izraelite ka kryer të shtunën një sulm ajror në Gaza, duke goditur një automjet ku ndodhej Raed Saad, një nga komandantët më të lartë të Hamasit dhe një nga arkitektët e sulmeve të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i mbrojtjes izraelite dhe nga mediat izraelite, ndërsa më pas edhe nga një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, nga sulmi humbën jetën katër persona. Fillimisht nuk pati konfirmim nëse Saad ishte mes viktimave, por IDF njoftoi më vonë në rrjete sociale se ai ishte eliminuar, duke e cilësuar operacionin si një goditje të rëndë ndaj përpjekjeve të Hamasit për t’u riorganizuar gjatë armëpushimit.
Zyrtarët izraelitë e përshkruajnë Raed Saad si kreun e forcës së prodhimit të armëve të Hamasit, ndërsa burime brenda Hamasit e kanë cilësuar atë si numrin dy të krahut të armatosur, pas Izz al-Din al-Haddad. Ai kishte drejtuar më parë batalionin e Gazës, një nga njësitë më të mëdha dhe më të pajisura të Hamasit, shkruan Newsmax.
Vrasja e Saad është goditja më e fortë ndaj një drejtuesi të Hamasit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor. Megjithëse marrëveshja ka lejuar rikthimin e qindra mijëra palestinezëve dhe rritjen e ndihmave humanitare, dhuna në Gaza nuk është ndalur plotësisht.
Zhvlerësimi i dollarit, shqetësimet rreth politikës monetare të SHBA-së dhe mungesa e likuiditetit po forcojnë rritjen e arit, duke e çuar çmimin në nivele rekord.
16:13 18 min më parë29.01.2026.
Autori
Donald Trump parashikon një kolaps të shpejtë të regjimit në Kubë, pasi siç ai tha përmes postimeve në rrjetet sociale, vendi ishullor nuk ka marrë më naftë ose para nga Venezuela që kur SHBA-të arrestuan Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro.
15:45 46 min më parë29.01.2026.
Autori
Një burrë dhe një grua të dënuar nga një gjykatë islamike për marrëdhënie seksuale jashtë martese në provincën konservatore Aceh të Indonezisë të premten u rrahën 140 herë me kamzhik në publik.
14:25 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Dinamikat e reja gjeopolitike po bëjnë që mjaft shtete të afrohen me Kinën. Pas Kanadasë, së fundmi dhe kryeministri britanik Keir Starmer ka vizituar Pekinin.
13:50 2 h më parë29.01.2026.
Autori
11-vjeçari nga Belluno, i cili ndjek shkollën e mesme në San Vito di Cadore, duke mbajtur dy çanta shpine eci për kilometra të tëra në temperatura nën zero, pasi shoferi e detyroi të zbriste nga autobusi që e çonte në shkollë.
11:50 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Kryeministri britanik Keir Starmer i dhuroi Presidentit kinez, Xi Jinping topin e futbollit të ndeshjes së fundjavës në Premier League midis Manchester United dhe Arsenal, që u fitua nga 'Djajtë e Kuq' me rezultatin 3-2.
10:16 6 h më parë29.01.2026.
Autori
SBU ukrainase ka publikuar imazhe që tregojnë dronët e tyre kamikazë që godasin me sukses avionë në pesë baza të ndryshme ushtarake në Rusi. Humbjet e Moskës përfshijnë 11 avionë luftarakë Sukhoi dhe MiG, tre helikopterë dhe një avion transporti Antonov.
09:32 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Asambleja Kombëtare Franceze ka deklaruar unanimisht fundin e të ashtuquajturës "detyrë bashkëshortore". Edhe pse nuk është parashikuar kurrë në mënyrë të qartë në Kodin Civil, ky koncept vazhdoi të kosiderohej nga disa gjyqtarë
09:30 7 h më parë29.01.2026.
Autori
Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të bien dakord për të vendosur Gardën Revolucionare Iraniane në "listën terroriste" të BE-së pas shtypjes së përgjakshme të protestave masive.
09:15 7 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)