Irani në udhëkryq, zbulohet plani i Khameneit për t’ia mbathur drejt Moskës

'The Times' raporton se lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka hartuar një plan arratisjeje nga vendi, në rast se forcat e sigurisë nuk do të ndalin dot protestat që kanë nisur në vend javën e fundit. Destinacioni i tij do të jetë Moska.

Burimi: The Times

05.01.2026. 14:29

Irani në udhëkryq, zbulohet plani i Khameneit për t’ia mbathur drejt Moskës

Tonet e ngritura dhe paralajmërimet e Donald Trump se fatin e Nicolas Maduro mund ta kenë edhe liderë të shteteve të tjera, që janë rreshtuar në kampin armik të SHBA-ve, duket se ka nxitur lëvizje në Teheran.

The Times raporton se lideri Suprem Ajatollah Ali Khamenei ka hartuar një plan arratisjeje nga vendi, në rast se forcat e sigurisë nuk do të ndalin dot protestat që kanë nisur në vend javën e fundit.

Media britanike citon një raport të shërbimeve sekrete kur raporton se 86 vjeçari Khamenei po planifikon të largohet nga Teherani së bashku me një rreth të ngushtë prej 20 personash, ku bëjnë pjesë ndihmës dhe anëtarë të familjes së tij, nëse edhe ushtria e vendit i del kundër regjimit.

‘Plani B’ është për arratisjen direkt drejt Moskës së Khameneit dhe rrethit të tij shumë të afërt të bashkëpunëtorëve dhe familjarëve, përfshirë djalin e tij dhe trashëgimtarin e përcaktuar të pushtetit, Mojtaba”, tha një burim i inteligjencës për ‘The Times’.

Plani i arratisjes drejt Rusisë, sipas Beni Sabti, i cili vjen nga radhët e inteligjencës  izraelite, do të jetë i ngjashëm me atë të liderit sirian Bashar al-Assad, i cili u largua nga Damasku drejt Moskës, kur kuptoi se forcat opozitare kishin hyrë në kryeqytet në dhjetor 2024.

Ata kanë planifikuar një rrugë daljeje nga Teherani në rast se ndiejnë nevojën për t’u larguar. Kjo përfshin grumbullimin e aseteve, pronave jashtë vendit dhe parave kesh për të lehtësuar kalimin e tyre të sigurt”, tha burimi për ‘The Times’.

Sipas Reuters pasuria e Khamenei në vitin 2013 përllogaritej në rreth 95 miliardë dollarë dhe astete përfshijnë prona, kompani dhe llogari bankare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)