Teherani dhe shumë qytete të tjera të Iranit janë përballur me shkëputjen e plotë të internetit. Konfirmimi u dha nga Netblocks, organizata që monitoron aktivitetin në internet. "Kjo ngjarje pason një sërë masash të rritura censurimi digjital, të cilat kanë si qëllim mostransmetimin e protestave në mbarë vendin dhe të pengojnë të drejtën e publikut për të komunikuar apo për të bërë komente kritike", shkruante kompania në rrjetet sociale.
Ky nuk është rasti i parë që regjimi përdor këtë mënyrë për të vështirësuar komunikimin ndërmjet protestuesve dhe për të parandaluar shpërndarjen e informacionit mbi ngjarjet që po ndodhin në vend. Ndërkohë, protestat kundër qeverisë së Ayatollahëve janë përhapur nga Urmia në Kermanshah dhe në shumë qytete të tjera, përfshirë kryeqytetin Teheran.
Protestuesit janë mbledhur në sheshe me thirrjet "kjo nuk është beteja e fundit, Pahlavi po kthehet", duke iu referuar djalit të shahut, Reza Pahlavi. Ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të udhëhequr lëvizjen dhe për t'u kthyer në vendin e tij për të udhëhequr popullin iranian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)