Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Është rritur më tej numri i viktimave në protestat kundër qeverisë në Irani. Bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, por mungesa e internetit e bën të vështirë ndarjen e informacionit.
Nuk ka të ndalur dhuna e regjimit iranian ndaj protestuesve që prej rreth dy javësh tashmë kanë mbushur sheshet e qyteteve kryesore të vendit me thirrje kundër drejtuesve dhe ajatollahëve.
Sipas raportimeve më të fundit, të cilat janë ende të vështira të konfirmohen më shumë se 640 persona janë vrarë në protesta, teksa të arrestuarit i kalojnë 10 mijë.
Të dhënat vijnë nga Iran Human Rights, një grup për të drejtat e njeriut me seli në Norvegji, i cili shton se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, por informacioni nuk mund të verifikohet për shkak të ndërprerjes së internetit dhe linjave të tjera të komunikimit.
Grupi, gjithashtu bën apel për mbështetje ndërkombëtare për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe për të ushtruar presion ndaj regjimit iranian për të ndaluar dhunën ndaj protestuesve paqësor.
Pamje të frikshme u publikuan së fundmi në rrjetet sociale ku familjarë kërkonin trupat e të afërmve të tyre në oborrin e një spitali të mbushur me qese me kufoma.
Protesta në Iran shpërthyen rreth dy javë më parë për situatën e vështirë ekonomike, por ato shumë shpejt u kthye në një manifestim kundër qeverisjes aktuale.
Irani ka akuzuar SHBA dhe Izraelin se fshihen pas organizimit të protestave, teksa presidenti Trump ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë një operacion ushtarak nëse nuk ndalen vrasjet e civilëve të pafajshëm.
Kongresmeni republikan, Randy Fine argumenton se sovraniteti i Shteteve të Bashkuara do t'u sjellë dobi banorëve të ishullit Arktik dhe do të përparojë interesat e Uashingtonit, ndaj sipas tij Donald Trump duhet të shtyjë përpara blerjen ose aneksimin e Groenlandës.
22:50 2 h më parë12.01.2026.
Autori
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse pretendon se Bartolomeu synon t'i japë autoqefali Kishës Ortodokse të Malit të Zi, ndërsa sipas të njëjtave akuza, shërbimet britanike të inteligjencës mbështesin Patriarkun.
22:19 3 h më parë12.01.2026.
Autori
Autoritetet portuale në Suedi bëjnë me dije se kanë sekuestruar një sasi prej 3 tonësh kokainë, më e madhja në historinë e vendit.
22:01 3 h më parë12.01.2026.
Autori
17 fëmijë mbetën të intoksikuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në një festë ku ata po merrnin pjesë.
21:38 3 h më parë12.01.2026.
Autori
Papa Leoni i XIV u takua të hënën me udhëheqësen e opozitës venezueliane dhe fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado.
20:08 5 h më parë12.01.2026.
Autori
Më shumë se 540 protestues kanë vdekur në Iran gjatë protestave të përgjakshme, por kjo nuk e ka ndalur Teheranin që të nisë mesazhe rezistence në drejtim të Donald Trump.
19:42 5 h më parë12.01.2026.
Autori
Moti i keq që ka përfshirë Gjermaninë ka detyruar autoritetet të mbyllin shkollat në disa lande. Probleme ka pasur dhe në transportin ajror dhe hekurudhor.
19:28 5 h më parë12.01.2026.
Autori
Dhuna ndaj protestuesve ka detyruar presidenten e PE, Metsola që të ndalojë hyrjen në ambientet e këtij institucioni të çdo përfaqësuesi të regjimit të Republikës Islamike të Iranit.
18:21 7 h më parë12.01.2026.
Autori
Gjatë një takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç në Zagreb, Rutte deklaroi se shtetet anëtare bien dakord për forcimin e sigurisë së Arktikut dhe zbuloi se NATO po përgatit hapat e ardhshëm për të rritur mbrojtjen në rajon.
18:04 7 h më parë12.01.2026.
Autori
Komente (0)