Terri informativ i imponuar nga regjimi në Iran është ndalur, pasi sipas raportimeve, SpaceX i Elon Musk po ofron shërbimin e saj satelitor Starlink falas për këtë vend, ashtu siç kishte kërkuar 24 orë më parë Presidenti amerikan Donald Trump.
Bloomberg Neës thotë se tarifa e abonimit është hequr, kështu që njerëzit me marrës Starlink në Iran mund të hyjnë dhe të përfitojnë shërbimin e internetit pa paguar.
Lëvizja e Musk vjen pesë ditë pasi qeveria në Iran ndërpreru aksesin në internet. Iranianët sot kanë qenë në gjendje të bëjnë telefonata jashtë vendit për herë të parë pas disa ditësh, por publiku i gjerë ka mbetur i shkëputur nga bota e jashtme.
Ndërkohë, Donald Trump i dërgoi një tjetër mesazh në vetëm pak orë, regjimit iranian, përmes një fjalimi nga Detroiti. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ata që "vrasin ose abuzojnë me protestuesit iranianë do të paguajnë një çmim shumë të lartë”.
Trump gjithashtu theksoi se i ka këshilluar aleatët e SHBA-së të largohen nga Irani.
"Mendoj se duhet të largohen, nuk është një ide e keqe", tha ai, duke përdorur termin "largohuni" në vend të "evakuoni", i cili lë të hapur mundësinë për ta sulmuar Teheranin.
"Për të gjithë patriotët iranianë: vazhdoni të protestoni, pushtoni institucionet tuaja, nëse është e mundur, dhe zbuloni emrat e vrasësve dhe abuzuesve që po ju abuzojnë shumë keq", tha ai, ndër të tjera, gjatë fjalimit të tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)