Represioni i Iranit po synon protestuesit dhe familjet e tyre, por regjimi nuk ndihet më i sigurt në Teheran. Në një kohë kur Donald Trump u bëri thirrje të rinjve që po dalin në rrugë të "mos dorëzohen" dhe premtoi ndërhyrje, liderët në Iran kanë kërcënuar me hakmarrje kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme në rast të një sulmi, por duket se prej disa vitesh, udhëheqësit e Republikës Islamike kanë përgatitur një "strategji arratisjeje" që përfshin kriptovalutat dhe arin.
Në këtë përfundim kanë dalë mediat italiane, teksa analizojnë Raportitn e Krimit mbi Kriptovalutat 2026 të publikuar nga TMR Labs. Sipas këtij raporti, dy kompani kriptomonedhash të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar - Zedcex dhe Zedxion – kanë lëvizur miliarda dollarë në monedha të qëndrueshme në emër të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Në pritje të një rënieje të mundshme të regjimit, Pasdaran, të cilët kanë qenë organi ushtarak më i afërt me udhëheqësin suprem që nga viti 1979, e kanë zhvendosur një pjesë të pasurisë së disponueshme në llogari kriptomonedhash.
Për më tepër, siç ndodhi para rënies së Asadit në Siri, thuhet se kanë filluar fluturimet private nga Irani për në Rusi për të transferuar rezervat e arit të Iranit në Moskë. Dhe sipas Times, vetë Ajatollah Ali Khamenei thuhet se është gati të kërkojë azil në Rusi. Së bashku me të, thuhet se po evakuohen edhe 20 persona të tjerë, përfshirë anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të ngushtë.
Duke u kthyer te çështja e kriptomonedhave, sipas TRM Labs, dy kompanitë me seli në Mbretërinë e Bashkuar u përdorën për të anashkaluar sanksionet dhe për të transferuar kapitalin në portofolet dixhitale. Në vitin 2023, 23.7 milionë dollarë në kriptomonedha u transferuan përmes portofoleve Zedcex dhe Zedxion të lidhura me Pasdaran. Kjo shifër u rrit në 619 milionë dollarë në vitin 2024 dhe 410 milionë dollarë në vitin 2025. Megjithatë, llogaritë financiare të disponueshme të dy kompanive bien ndesh me shifrat e raportuara nga TRM Labs.
Lidhja tjetër midis Zedxion dhe qeverisë iraniane vjen nga emri i Babak Morteza, drejtor i kompanisë midis viteve 2021 dhe 2022 dhe i sanksionuar në vitin 2013 nga SHBA-ja për transferimin e fondeve për qeverinë iraniane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)