Mediat raportojnë se aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln po lëviz drejt Lindjes së Mesme, pasi më parë ishte vërejtur pranë brigjeve të Venezuelës.
Pavarësisht se vendndodhja e saj nuk është zbuluar publikisht, siç ndodh zakonisht me anijet ushtarake, eksperti Ollie Ballinger e identifikoi atë përmes analizës së imazheve satelitore me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, shkruan Sky News.
Lëvizja e aeroplanmbajtëses vjen pas një serie veprimesh të fuqishme ushtarake të SHBA-së në rajon. Vitin e kaluar, administrata e udhëhequr nga Donald Trump kreu një sulm ndaj dy njësi bërthamore iraniane duke përdorur bombarduesit B-2 dhe hedhur 14 nga bombat më të mëdha në botë. Operacioni u realizua pa humbje njerëzore apo aeroplanësh amerikanë, falë koordinimit të dhjetëra aeroplanëve luftarakë dhe mjeteve mbështetëse.
Ekspertët e sigurisë dhe analistët ushtarakë vlerësojnë se prania e USS Abraham Lincoln mund të shërbejë si paralajmërim strategjik ndaj Iranit dhe të përgatisë terrenin për veprime të tjera të mundshme në rajon.
Ky pozicionim nënvizon edhe një herë gatishmërinë e SHBA-së për të mbrojtur interesat e saj dhe aleatët, duke rritur tensionet në një rajon që vazhdon të mbetet i ndjeshëm për konfliktet ushtarake dhe politikat ndërkombëtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)