Si e bindën tre monarki të Gjirit, Trumpin, që t'i jepte Iranit "një shans" të fundit?

Monarkitë e Gjirit kanë frikë se pasojat e një përshkallëzimi midis SHBA-së dhe Iranit do të jenë në dëm të sigurisë së tyre dhe sepse nafta do të pësojë rënie të ndjeshme të çmimeve.

Burimi: AFP/Wall Street Journal

15.01.2026. 22:43

Si e bindën tre monarki të Gjirit, Trumpin, që t'i jepte Iranit "një shans" të fundit?

Arabia Saudite, Katari dhe Omani kanë bërë përpjekje për të parandaluar Donald Trumpin nga kryerja e një sulmi ndaj Iranit, duke paralajmëruar për pasoja serioze për rajonin dhe këto lëvizje duket se po japin fryte për momentin.

“Tre vendet arabe të Gjirit bënë përpjekje intensive diplomatike në minutën e fundit për të bindur Presidentin Trump që t’i jepte Iranit një shans për të treguar qëllimet e tij të mira”, tha një zyrtar i lartë saudit për AFP, në në kushte anonimiteti.

"Komunikimi vazhdon të ndërtohet mbi besimin e arritur dhe klimën aktuale pozitive", shtoi zyrtari.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera arabe të Gjirit kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se një sulm ndaj Iranit do të përbënte një rrezik destabilizues për rajonin dhe tregjet e naftës.

Aleatët arabë të Uashingtonit kanë frikë se sulmet amerikane kundër Iranit do të ndërpresin trafikun e naftës përmes Ngushticës së Omanit, kanalit në hyrje të Gjirit Persik që ndan Iranin nga fqinjët e tij arabë dhe përmes të cilit kalojnë një e pesta e dërgesave globale të naftës, sipas Wall Street Journal.

Sipas gazetës, Riadi e siguroi Teheranin se nuk do të përfshihej në asnjë konflikt dhe as nuk do t’i lejonte SHBA-ve të përdornin hapësirën ajrore të Arabisë Saudite për sulme kundër Iranit.

Sot, çmimet e naftës ranë ndërsa tregu rishikoi në rënie pritjet për veprime ushtarake të SHBA-së kundër Iranit.

Kujtojmë se Donald Trump tha dje se “vrasjet kanë ndaluar” në Iran pas shtypjes së protestave dhe mbeti i paqartë në lidhje me qëllimet e tij për ndërhyrje ushtarake kundër Teheranit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)