Pazar me vdekjen në Iran, regjimi kërkon deri në 7.000 dollarë për të nxjerrë trupat nga morgu

Autoritetet iraniane po kërkojnë shuma të mëdha parash nga familjet e protestuesve të vrarë në trazirat e fundit, në mënyrë që të lirojnë trupat e tyre nga morgue, sipas rrëfimeve të mbledhura nga BBC.

Burimi: BBC

16.01.2026. 15:52

Pazar me vdekjen në Iran, regjimi kërkon deri në 7.000 dollarë për të nxjerrë trupat nga morgu

Autoritetet iraniane po kërkojnë shuma të mëdha parash nga familjet e protestuesve të vrarë në trazirat e fundit, në mënyrë që të lirojnë trupat e tyre nga morgue, sipas rrëfimeve të mbledhura nga BBC.

Burime të shumta i thanë medias britanike se trupat e protestuesve po mbahen në morgje dhe spitale, dhe se forcat e sigurisë po refuzojnë t'i lirojnë ata nëse të afërmit nuk paguajnë.

Të paktën 2,435 persona vlerësohet se kanë vdekur në më shumë se dy javë protestash në të gjithë vendin. Në një rast, një familje nga qyteti verior Iranian, Rast, i tha BBC-së se forcat e sigurisë kishin kërkuar rreth 5,000 dollarë për të liruar trupin e të afërmit të tyre. Siç raportuan ata, trupi po mbahej në morgun e Spitalit Poursina, së bashku me të paktën 70 trupa të tjerë protestuesish.

Një ankesë e ngjashme u bë nga një familje në Teheran. Sipas rrëfimit të tyre për BBC, kur shkuan për të marrë trupin e djalit të tyre u informuan se duhej të paguanin rreth 7,000 dollarë.

Në pamundësi për të përmbushur kërkesën, ata u detyruan të largoheshin pa trupin e fëmijës së tyre.

Në disa raste, sipas BBC-së, punonjësit e spitalit u telefonojnë të afërmve, duke i paralajmëruar ata të nxitojnë për të mbledhur trupat para se të mbërrijnë forcat e sigurisë dhe të kërkojnë para. Një grua, të dhënat e së cilës nuk po bëhen publike për arsye sigurie thotë se mësoi se burri i saj ishte vrarë vetëm kur mori një telefonatë më 9 janar nga stafi mjekësor, i cili e këshilloi të shkonte menjëherë në spital.

Gruaja shkoi në spital me dy fëmijët e saj, e ngarkoi trupin në pjesën e pasme të një kamionçine dhe udhëtoi shtatë orë deri në qytetin e tyre të lindjes në Iranin perëndimor për ta varrosur atë.

"U ula në pjesën e pasme të kamionit dhe qava mbi trupin e tij për shtatë orë, ndërsa fëmijët e mi ishin përpara”, tha ajo, sipas një të afërmi që jeton në Londër.

BBC Persian ka marrë gjithashtu raportime se punonjësit në morgun Behesht-e Zahra në Teheran po u thonë familjeve se nëse thonë se fëmija i tyre ishte anëtar i grupit paramilitar Basij dhe u vra nga protestuesit, atëherë trupi do të dorëzohet falas.

“Na u kërkua të bashkoheshim me një tubim pro-qeveritar dhe të paraqisnim trupin si dëshmi. Ne refuzuam”, tha një i afërm i një viktime për BBC.

Në një rast tjetër në Teheran, një burim i tha BBC-s se disa familje sulmuan një morg nga frika se autoritetet do t'i mbanin ose varrosnin trupat pa dijeninë e tyre. Familjet hapën me forcë derën, nxorën trupat nga ambulancat dhe i mbajtën në oborrin e spitalit për orë të tëra derisa gjetën ambulanca private për t'i transportuar. Pamja e plotë e ngjarjeve mbetet e paqartë për shkak të ndërprerjes së internetit dhe komunikimeve, ndërsa grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut u mohohet qasja në vend.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, të paktën 2,435 protestues janë vrarë që nga fillimi i trazirave, përfshirë 13 fëmijë, si dhe 153 persona të lidhur me forcat e sigurisë ose qeverinë. Në të njëjtën kohë, 18,470 protestues janë arrestuar, ndërsa arrestimet e aktivistëve, avokatëve dhe qytetarëve të zakonshëm vazhdojnë në të gjithë vendin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)