Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për një ngjarje kriminale në vitin 2022 është arrestuar në Morinë, teksa po hynte në Shqipëri. Policia bën të ditur se K.L., nga Dibra, është personi që ka siguruar lëndën plasëse që u gjet në një banesë në Durrës, e që do të përdorej për ngjarje kriminale. Ndaj tij gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg.
"Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, u bë e mundur kapja në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë, dhe ndalimi i shtetasit K. L., 34 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Ai akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që është gjetur në një banesë në lagjen nr.10, Durres, në vitin 2022, e cila nga hetimet rezultoi se do të përdorej për ngjarje kriminale", njofton policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)