Banori i Teheranit poston foto me VPN: Rrugët në Iran janë të shkreta

BBC ka publikuar foto të një qytetari të Teheranit, e cila i ka dërguar ato me VPN, pasi interneti vijon të mos funksionojë. Ai përshkron rrugët e zbrazëta të kryeqytetit, por nuk bën të ditur vendndodhjen për shkak të ndonjë hakmarrjeje nga Irani.

05.03.2026. 14:55

Ai thotë se shumica e dyqaneve janë të mbyllura në Rrugën Iranshahr, një lagje normalisht e zhurmshme.

"Atje takoj miqtë e mi," thotë ai. "Edhe pse u pamë një ose dy javë më parë, ndihem sikur nuk kemi dëgjuar nga njëri-tjetri për muaj të tërë."

Ata po ndajnë atë që kanë mësuar rreth zonave që janë në shënjestër të sulmeve SHBA-Izrael, informacione që kanë mbledhur nga një mik me qasje në VPN.

"Është një ndjenjë e çuditshme, në disa mënyra e ngjashme me ditët e pandemisë," thotë banori. "Të gjithë jetojnë me një ndjenjë frike dhe pasigurie, duke mos ditur se çfarë mund të ndodhë më pas. Por thellë-thellë e dimë se herët a vonë do të mbarojë dhe jeta do të kthehet në normalitet", vijon ai për BBC.

Ai thotë se është e rrezikshme të bësh fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, por ka ndarë një pamje të rrugës Iranshahr. Është i njëjti vend ku një grup roku u bë viral për shkak se dha një shfaqje në natyrë vetëm disa muaj më parë, thotë ai. Pas popullaritetit të videos, qeveria ua ndaloi muzikantëve të luanin muzikën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)