Sinjale lufte, edhe Kina u bën thirrje qytetarëve të largohen sa më parë nga Irani

Ministria e Jashtme e Kinës dhe Ambasada në Teheran kanë kërkuar nga shtetasit kinezë të rrisin masat e sigurisë.

27.02.2026. 14:37

Sinjale lufte, edhe Kina u bën thirrje qytetarëve të largohen sa më parë nga Irani

Kina ka këshilluar qytetarët e saj të shmangin udhëtimet drejt Iranit dhe u ka bërë thirrje atyre që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të largohen sa më shpejt, duke shfrytëzuar fluturimet komerciale ose rrugët tokësore të disponueshme.

Ky është një tjetër sinjal lufte pas përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore kineze “Xinhua”, në një kohë kur janë shtuar shqetësimet për një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit.

Sipas Xinhua-s, Ministria e Jashtme e Kinës dhe Ambasada kineze në Teheran kanë kërkuar nga shtetasit kinezë të rrisin masat e sigurisë. Sipas thirrjes, ata duhet largohen nga vendi për sa kohë që fluturimet komerciale mbeten funksionale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)