Qielli mbi Lindjen e Mesme është zbrazur pas sulmit të nisur në mëngjesin e së shtunës nga Izraeli dhe SHBA, përkundrejt Iranit. Thuajse të gjitha linjat ajrore kanë anuluar fluturimet që kalonin përmes korridorit të Lindjes së Mesme që përfshinin shtete si Irani, Iraku, Siria, Jordania dhe Izraeli.
Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve nga Flightradar24 tregon një zonë të dukshme pa avionë mbi Iran dhe shtetet e mësipërme, panoramë shumë ndryshe nga harta globale e fluturimeve.
Përshkallëzimi i fundit i situatës shton presionet me të cilat përballet tashmë industria e aviacionit, që kur mbylljet e zgjatura të hapësirës ajrore ruse dhe ukrainase kanë shtyrë më shumë trafik Evropë-Azi përmes korridoreve të Lindjes së Mesme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)