Putin reagon për eliminimin e Khamenei-t: Vrasje cinike, u shkel morali njerëzor dhe e drejta ndërkombëtare

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, si një “vrasje cinike” që shkel normat e moralit njerëzor dhe të drejtën ndërkombëtare.

Burimi: CNN

01.03.2026. 11:45

Putin reagon për eliminimin e Khamenei-t: Vrasje cinike, u shkel morali njerëzor dhe e drejta ndërkombëtare

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, si një “vrasje cinike” që shkel normat e moralit njerëzor dhe të drejtën ndërkombëtare. Në komentet e tij të para zyrtare pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjeve të mëvonshme, Putin tha se Khamenei do të kujtohet në Rusi si një “burrë shteti i shquar”.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, Kremlini e konsideron eliminimin e liderit iranian si një akt që bie ndesh me të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare. Një ditë më parë, Ministria e Jashtme ruse dënoi sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke i quajtur ato “hap të pamatur” dhe “akt të paprovokuar agresioni të armatosur”.

Moska dhe Teherani kanë qenë aleatë të ngushtë prej vitesh. Irani i ka ofruar Rusisë mbështetje ushtarake, përfshirë dronë dhe raketa balistike, si dhe ndihmë për ndërtimin e një fabrike prodhimi dronësh në kuadër të luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se hakmarrja ndaj Izraelit dhe SHBA-së është “e drejtë legjitime dhe detyrë” e Republikës Islamike, duke premtuar se Irani do të veprojë me gjithë fuqinë për të ndëshkuar përgjegjësit për vrasjen e Khameneit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)