Kaosi në Lindjen e Mesme, pezullohen fluturimet të paktën deri të hënën

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe kundërpërgjigjes së Teheranit, ka sjellë kaos në trafikun ajror, me dhjetëra fluturime të anuluara dhe devijime në disa vende të rajonit.

Burimi: BBC

01.03.2026. 12:39

Të gjitha fluturimet nga Dubai International Airport dhe Al Maktoum International Airport janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Kompania ajrore Emirates ka bërë të ditur se ka ndalur operacionet nga Dubai të paktën deri në orën 15:00 me orën lokale të së hënës, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore. Ndërsa Etihad Airways ka pezulluar fluturimet nga Abu Dhabi deri në orën 02:00 të së hënës.

Katër punonjës në aeroportin e Dubait raportohet se janë plagosur gjatë një incidenti gjatë natës.

Ndërkohë, British Airways ka anuluar fluturimet drejt Tel Avivit dhe Bahreinit deri të mërkurën, si dhe ka paralajmëruar për ndikime në linjat drejt Abu Dhabit, Amanit, Dohas dhe Dubait. Edhe Virgin Atlantic ka anuluar fluturimet mes Londrës dhe Dubait, si dhe Londrës dhe Riadit për të dielën dhe të hënën.

Po ashtu, Singapore Airlines dhe Air India kanë ndryshuar oraret e tyre, ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)