Dy futbollistët shqiptarë i ikin luftës në Iran, kalojnë kufirin

Përshkallëzimi i situatës në Iran ka detyruar shumë sportistë të huaj të largohen me urgjencë nga vendi, mes pasigurive dhe ndërprerjes së fluturimeve. Mes tyre janë edhe dy futbollistë shqiptarë, të cilët kanë arritur të kalojnë kufirin përmes rrugëve tokësore.

02.03.2026. 17:24

Sipas raportimeve të mediave lokale, klubet iraniane kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e lojtarëve të huaj, duke organizuar largimin e tyre drejt vendeve fqinje. Për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore dhe pamundësisë së udhëtimeve me avion, alternativa e vetme ka qenë transporti tokësor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është ndihmuar nga klubi i tij, Esteghlal F.C., për t’u larguar nga Teherani. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për ta shoqëruar lojtarin drejt kufirit në mënyrë të sigurt.

Një situatë e ngjashme ka përjetuar edhe mesfushori Regi Lushkja, i cili aktivizohet me Tractor S.C.. Lushkja tashmë ka kaluar kufirin dhe ndodhet jashtë territorit iranian, ndërsa pritet të kthehet pranë familjes së tij.

Ndërkohë, në media përmendet edhe rreziku që pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës të vihet në pikëpyetje, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)