“Irani mund të bëhej si Koreja e Veriut”, argumenti për ofensivën kundër Shtetit Islamik

Rreziku me të cilin përballej bota e ka bërë të nevojshëm sulmin e ndërmarrë të shtunën nga SHBA dhe Izraeli.

03.03.2026. 23:10

“Irani mund të bëhej si Koreja e Veriut”, argumenti për ofensivën kundër Shtetit Islamik

Izraeli ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit rrezikonte të ndiqte të njëjtin rrugëtim si Koreja e Veriut në sigurimin e armëve bërthamore, duke e cilësuar si të nevojshëm sulmin e ndërmarrë të shtunën nga SHBA dhe Izraeli. Deklarata u bë nga ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon gjatë një prononcimi për gazetarët në New York.

I pyetur nëse ndante alarmin e ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump, sipas të cilit Irani ishte gati të sulmonte, Danon u përgjigj: “Ne i marrim seriozisht deklaratat iraniane kur thonë se do të sulmojnë Izraelin dhe do të përdorin fuqinë e tyre për të shkatërruar kombin tonë. Presidenti Trump mori vendimin e duhur, duke mos marrë rreziqe dhe duke mos lejuar arritjen e një pike pa kthim”.

Ai bëri një krahasim me rastin e Koresë së Veriut, duke kujtuar se në një moment vendi kishte inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, por më pas njoftoi se kishte arritur kapacitete bërthamore. “Trump vendosi të mos lejojë që Irani të zgjohej një mëngjes dhe të shpallte: ‘E kemi arritur. Kemi kapacitete bërthamore dhe mund t’i vendosim në një raketë balistike’”, theksoi ambasadori izraelit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)