Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët ka deklaruar se rreth 100 mijë njerëz kanë braktisur Tehran gjatë dy ditëve të para të sulmeve të përbashkëta të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit. Përllogaritja lidhjet me lëvizjet e banorëve në datat 28 shkurt dhe 1 mars.
Ata janë larguar nga kryeqyteti Iranian për të kërkuar siguri larg zonave ku ndodhen drejtuesit e Shtetit Islamik dhe të ushtrisë. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara, e cila po monitoron situatën humanitare ndërsa kriza në Lindjen e Mesme po thellohet.
Ndërkohë UNHCR po përpiqet të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për ata që janë larguar nga zonat e konfliktit. Gjithashtu po përgatitet një plan për nevojën në rritje për mbrojtje dhe strehim për familjet e prekura.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)