Spiunazh në bazën ajrore të Greqisë? Arrestohet një 23-vjeçar iraken

Autoritetet greke janë alarmuar këtë të enjte teksa kanë parë lëvizje të dyshimta të një të riu pranë bazës ajrore "Megara".

05.03.2026. 15:59

Spiunazh në bazën ajrore të Greqisë? Arrestohet një 23-vjeçar iraken

Autoritetet greke janë alarmuar këtë të enjte teksa kanë parë lëvizje të dyshimta të një të riu pranë bazës ajrore "Megara". 

Dyshohet se i riu iraken ka bërë foto dhe video të bazës ushtarake, teksa po ngrihej një avion ushtarak. Mësohet se 23-vjeçari iraken është pilot në një shkollë private fluturimi. Me dyshimet se mund të jetë spiun kanë nisur hetimet për të, teksa është shoqëruar në stacionin e policisë së Megarës. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)