Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës në Liban. Koordinatorja speciale e OKB-së për Libanin, Janine Hennis-Plasschaert deklaroi se vendi po kalon një moment shumë të vështirë.
Në një reagim në rrjetin social X, ajo theksoi se: “Libani po përjeton një makth të ri, por asnjëra palë nuk mund të imponojë një zgjidhje të përhershme me forcë”. Deklarata vjen pas urdhrit për evakuim të dhënë nga Izraeli për banorët e periferisë jugore të Beirutit dhe disa zonave në jug të Libanit.
Këto rajone konsiderohen bastione historike të Hezbollah-ut dhe ditët e fundit janë goditur nga bombardime të vazhdueshme të ushtrisë izraelite, Frocat e Mbrojtjes së Izraelit. OKB-ja ka bërë vazhdimisht thirrje për përmbajtje dhe përpjekje diplomatike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)