VIDEO/ Irani bombardon hotelin në Bahrein, sulmohet baza amerikane në Kuvajt
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar edhe më tej pasi Irani ka ndërmarrë sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj vendeve të Gjirit, duke goditur objektiva në Bahreini dhe duke pretenduar se ka sulmuar baza ushtarake amerikane në Kuvajti.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar edhe më tej pasi Irani ka ndërmarrë sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj vendeve të Gjirit, duke goditur objektiva në Bahreini dhe duke pretenduar se ka sulmuar baza ushtarake amerikane në Kuvajti.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, dy hotele në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, janë goditur nga raketa iraniane. Njëra prej tyre ka shkaktuar zjarr të madh në hotelin Hilton Bahrain, ku flakët përfshinë një pjesë të ndërtesës pas shpërthimit. Autoritetet e Bahreinit kanë bërë të ditur se nga sulmi janë shkaktuar dëme materiale, por deri tani nuk është raportuar për viktima.
Ndërkohë, sipas televizionit shtetëror iranian, ushtria e Iranit ka njoftuar se ka nisur gjithashtu sulme me dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt. Në një deklaratë thuhet se “dronë shkatërrues të forcave tokësore të ushtrisë kanë goditur në numër të madh bazat ushtarake amerikane në Kuvajt” dhe se operacionet do të vazhdojnë edhe në orët në vijim. Në këtë shtet ndodhen disa instalime ushtarake amerikane, përfshirë bazën ajrore Ali Al Salem Air Base, e cila shërben si një nga qendrat kryesore për operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon.
Po ashtu, Katari ka deklaruar se gjatë sulmit në Bahrein janë vënë në shënjestër edhe forcat e tij detare që ndodheshin në vend. Ministria e Jashtme e Katarit e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një “akt të hapur agresioni” dhe një shkelje të sovranitetit të Bahreinit.
Ndërkohë, Arabia Saudite njoftoi se ka interceptuar tre dronë pranë kryeqytetit Riad. Gjithashtu, banorët në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë mesazhe paralajmëruese në telefon për t’u strehuar menjëherë, duke rritur frikën për përhapjen e konfliktit në gjithë rajonin e Gjirit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas autoriteteve iraniane, Azadvar është akuzuar për “bashkëpunim me armikun”, “nxitje të luftës dhe vrasjeve të ndërsjella” si dhe për “rrezikim të sigurisë kombëtare përmes nxitjes së trazirave dhe revoltave”.
I dyshuari, Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nuk do të lirohet para gjykimit, pasi ekipi i tij mbrojtës hoqi dorë nga kundërshtimi për mbajtjen e tij në burg.
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një autobus përfundoi në lumin Sen pas një aksidenti pranë një stacioni, duke shkaktuar frikë por fatmirësisht pa viktima.
Deklarata nga Shefi i Shtabit të Përbashkët amerikan, gjenerali Dan Caine gjatë një seance dëgjimore në Senat. Ai nënvizoi se “ka patjetër veprime konkrete në zhvillim”.
Një situatë emergjente është krijuar në jug të Holandës, ku autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie pas shpërthimit të disa zjarreve pranë objekteve ushtarake.
Skandali lidhet me përdorimin e programit të sofistikuar të spiunazhit “Predator spyware”, përmes të cilit dyshohet se janë përgjuar telefonat e politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve.
Kryeqyteti i Meksikës po përballet me një fenomen shqetësues që po përshpejtohet me kalimin e kohës, ndërsa të dhënat më të fundit nga hapësira tregojnë se toka nën kryeqytetin meksikan po ulet me ritme më të larta se sa ishte parashikuar.
Komente (0)