U përdorën armatime “të vjetra”, Irani paralajmëron lëshimin e raketave të gjeneratës së re

Duke iu referuar strategjive të mundshme në përgjigje të veprimeve të kundërshtarëve, burimi shtoi se në ditët në vijim pritet një stil i ri sulmesh.

06.03.2026. 17:00

U përdorën armatime “të vjetra”, Irani paralajmëron lëshimin e raketave të gjeneratës së re

Irani ka paralajmëruar se në ditët në vijim do ta sulmojë Izraelin me raketa më të avancuara. Lajmi është bërë i ditur nga mediat pranë Gardës Islamike Revolucionare, të cilat kanë theksuar se në javën e parë të luftës Teherani ka përdorur raketa të prodhuara nga viti 2010 deri më 2014-ën.

Pasi kanë ezauruar sistemet e vjetëruara dhe të vendosur përpara faktit që konflikti mund të zgjasë, tashmë në Iran po bëhen gati për hapin e radhës. Vendi i Gjirit Persik ka shmangur përdorimin e gjerë të sistemeve më të reja të raketave, duke i përdorur ato vetëm në raste të kufizuara.

Duke shpjeguar funksionimin e industrisë së mbrojtjes në vend, një zyrtari i Shtetit Islamik theksoi se cikli i projektimit dhe prodhimit në linjat iraniane të montimit të raketave vazhdon në mënyrë të pandërprerë. Sipas tij, prodhimi i sistemeve të ndryshme raketore zhvillohet paralelisht me luftën dhe nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Duke iu referuar strategjive të mundshme në përgjigje të veprimeve të kundërshtarëve, burimi shtoi se në ditët në vijim pritet një stil i ri sulmesh. Këto mund të përfshijnë përdorimin e raketave të avancuara me rreze të gjatë veprimi, të cilat deri më tani janë përdorur shumë rrallë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)