Autoritetet kineze po shqyrtojnë mundësinë për të ndihmuar Iranin mes tensioneve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme. Sipas raportimit të CNN, Pekini është i gatshëm ti ofrojë mbështetje financiare, pjesë këmbimi dhe komponentë për raketa.
Sipas televizionit amerikan, Kina po e konsideron këtë mundësi, por po vepron me kujdes. Kjo për faktin se konflikti i zgjatur mund të rrezikojë furnizimin e Kinës me energji. Një luftë afatgjatë në rajon prek drejtpërdrejt interesat e vendit aziatik dhe nuk përputhet me planet strategjike të tij.
Kina varet në një masë të madhe nga nafta iraniane dhe ka interes të madh për sigurinë e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë. Raportet tregojnë gjithashtu se Pekini po ushtron presion ndaj Iranit për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve çisternë që transportojnë naftë në këtë korridor detar strategjik. Më herët është raportuar gjithashtu se Rusia po i ofron Iranit mbështetje në formën e informacioneve të inteligjencës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)