Anija më e madhe që fundoset prej Luftës së Dytë Botërore, Irani humbi “krenarinë”

Ishte aeroplanmbajtësja e parë e specializuar për dronë dhe një nga anijet më të rëndësishme të flotës së Teheranit, hyri zyrtarisht në shërbim në vitin 2025.

06.03.2026. 19:42

Anija më e madhe që fundoset prej Luftës së Dytë Botërore, Irani humbi “krenarinë”

Tashmë vijnë edhe konfirmimet zyrtare. Një nga anijet më të rëndësishme të flotës së Iranit, aeroplanmbajtësja e dronëve “Shahid Bahman Bagheri” është shkatërruar nga forcat amerikane. Pas bombardimeve ajo përfundoi në fund të oqeanit.

Anija, e cila konsiderohej krenaria e flotës iraniane, ishte aeroplanmbajtësja e parë e specializuar për dronë. Ajo ishte ndërtuar mbi bazën e një ish-anijeje kontejnerësh 240 metra të gjatë, e njohur më parë si “Perarin”.

Mjeti detar u emërua në nder të komandantit të ndjerë iranian Bahman Bagheri dhe hyri zyrtarisht në shërbim në vitin 2025. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, fundosja e saj konsiderohet si humbja më e madhe e një anijeje luftarake që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)