“Drejtues të lidhur me krimin, i sjellin policët si hiena”, Lapaj akuzon pas heqjes së çadrës para Kryeministrisë

Përveç karrigeve të zakonshme, të cilat qëndrojnë aty prej javësh, gjatë tubimit protestuesit vendosën edhe një çadër, si simbol i qëndresës.

06.03.2026. 21:53

“Drejtues të lidhur me krimin, i sjellin policët si hiena”, Lapaj akuzon pas heqjes së çadrës para Kryeministrisë

Një tjetër moment tensioni ka shoqëruar protestën e lëvizjes Shqipëria Bëhet para godinës së Kryeministrisë. Ndërsa mbështetësit e lëvizjes dhe kreu i saj Adriatik Lapaj po protestonin, policia ndërhyri duke larguar çadrën dhe strukturat e vendosura përpara godinës.

Përveç karrigeve të zakonshme, të cilat qëndrojnë aty prej javësh, gjatë tubimit drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj, vendosi edhe një çadër përpara hyrjes së institucionit, si simbol i qëndrimit të protestuesve. Pak më vonë, në vendngjarje ndërhynë efektivët e policisë, të cilët i larguan strukturat e vendosura mes kontestimeve të protestuesve.

Për disa minuta pati përplasje verbale mes protestuesve dhe uniformave blu. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Lapaj kritikoi ashpër veprimet e policisë dhe drejtuesit e saj. “Këta vijnë si hyena dhe marrin çfarë u del përpara. Një pjesë e drejtuesve të policisë janë të lidhur me krimin. Çdo punonjës i ndershëm kur më takon më thotë: ‘Na kanë marrë peng bandat’”, deklaroi Lapaj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)