Një raport i bujshëm pretendon se Russia po ndan informacione të inteligjencës me Iranin, për të ndihmuar Teheranin të shënjestrojë anijet luftarake dhe avionët e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Sipas “The Washington Post”, që citonte tre zyrtarë të inteligjencës, Kremlini ka përcjellë informacione mbi vendndodhjen e disa aseteve ushtarake amerikane që nga fillimi i konfliktit gjatë fundjavës së kaluar.
Ndërkohë, tensionet në rajon janë rritur edhe më tej, pasi raketat iraniane goditën një hotel dhe dy ndërtesa banimi në Manama, kryeqyteti i Bahreinit. Ato sulme kanë shkaktuar zjarre dhe panik në qytet. Bombardimet ishin pjesë e një vale të re goditjesh ndaj shteteve të Gjirit Persik.
Autoritetet në Arabinë Saudite njoftuan se kanë rrëzuar tre dronë pranë kryeqytetit Riyadh, ndërsa Katari deklaroi se forcat e tij detare u vunë në shënjestër gjatë incidenteve në Bahrain. Në Dubai, banorët raportuan se morën alarme në telefonat e tyre, që i urdhëronin të futeshin në strehime.
Gjithçka ka ndodhur vetëm pak kohë pas deklaratave të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth se operacionet ushtarake amerikane “sapo kanë filluar”. Raportet sugjerojnë se bombarduesit më të rëndë të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara pritet të mbërrijnë në baza ushtarake britanike brenda orëve të ardhshme. Kjo lëvizje ka shtuar spekulimet se një operacion i madh amerikan ndaj Iranit, i cilësuar nga Trump si “i madhi”, mund të jetë shumë afër.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)