Spekulimet janë shtuar rreth fatit të komandantit të Gardës Revolucionare Islamike, gjenerali Esmail Qaani. Sipas disa raportimeve ende të pakonfirmuara të mediave arabe, pretendohet se ai mund të jetë arrestuar dhe më pas është ekzekutuar nga liderët e Iranit, pas dyshimeve për spiunazh për Izraelin.
Sipas “The National”, media e Emirateve të Bashkuara Arabe, këto pretendime mbeten të paverifikuara dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet në Teheran. Megjithatë, lajmi është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale dhe në disa media rajonale.
Spekulimet janë shtuar edhe për shkak të reputacionit të Esmail Qaanit për t’i shpëtuar vazhdimisht sulmeve vdekjeprurëse. Komandanti 67-vjeçar shpesh është quajtur “njeriu me nëntë jetë”, pasi i ka mbijetuar disa sulme ku persona pranë tij janë vrarë.
Për shkak të aftësisë së tij për ti mbijetuar atentateve, ai është cilësuar edhe si “objektivi i pamundur për tu vrarë”. Esmail Qaani mori drejtimin e Gardës Revolucionare Islamike në janar të vitit 2020, pasi Shtetet e Bashkuara vranë paraardhësin e tij, Qassem Soleimani në një sulm me dron pranë aeroportit të Bagdadit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)