SHBA lejojnë blerjen e naftës ruse, karburanti është tashmë në transit

Pjesa më e madhe e të ardhurave energjetike të Rusisë vjen nga taksat e mbledhura në pikën e nxjerrjes së naftës, ndaj kjo masë pritet të ketë ndikim minimal në financat e Moskës.

13.03.2026. 09:02

SHBA lejojnë blerjen e naftës ruse, karburanti është tashmë në transit

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar përkohësisht blerjen e naftës ruse, që ndodhet aktualisht në transport detar. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari Amerikan i Thesarit, Scott Bessent përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Për të zgjeruar shtrirjen globale të furnizimeve ekzistuese me naftë, Departamenti i Thesarit ka dhënë një autorizim të përkohshëm, që u lejon vendeve të blejnë naftën ruse, e cila aktualisht është e bllokuar në det”, deklaroi ai.

Sipas Bessent, bëhet fjalë për “një masë të kufizuar dhe afatshkurtër që zbatohet vetëm për naftën që është tashmë në transit dhe nuk do t’i sjellë përfitime të konsiderueshme financiare qeverisë ruse”. Ai shtoi se pjesa më e madhe e të ardhurave energjetike të Rusisë vjen nga taksat e mbledhura në pikën e nxjerrjes së naftës, ndaj kjo masë pritet të ketë ndikim minimal në financat e Moskës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)