Amerika ka gati planin e “koalicionit të naftës”, por Britania refuzon të dërgojë anije luftarake

Presidenti Donald Trump do të shpallë këtë javë krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të shoqëruar anijet në Ngushticën e Hormuzit, për transportin global të naftës.

16.03.2026. 13:07

Amerika ka gati planin e “koalicionit të naftës”, por Britania refuzon të dërgojë anije luftarake

Vëmendja kryesore e luftës në Irani dhe ofensivës së përbashkët nga SHBA dhe Izraeli është përqendruar te impakti direkt në rritjen e çmimit të naftës. Këtu ka ndikuar bllokada që Shteti Islamik ka bërë në Ngushticën e Hormuzit, e cila konsiderohet si një nga rrugët më strategjike të tregtisë botërore të karburanteve dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale pas çdo tensioni në rajon.

Për këtë arsye, sipas “The Wall Street Journal”, e cila ka cituar zyrtarë amerikanë administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shpallë këtë javë krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të shoqëruar anijet në këtë korridor të rëndësishëm detar për transportin global të naftës. Sipas raportimit, ende nuk është bërë ende e ditur se cilat vende do t’i bashkohen këtij koalicioni të propozuar nga SHBA.

Foto ilustruese

Për momentin është konfirmuar vetëm se kryeministri britanik Keir Starmer ka refuzuar kërkesën e presidentit Trump për të dërguar anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimeve të gazetës “The Telegraph”, Britania e Madhe nuk planifikon të përfshihet në një mision për shoqërimin e anijeve tregtare në këtë zonë të ndjeshme të Lindjes së Mesme.

Sipas të njëjtave burime, edhe disa vende të tjera të rëndësishme nuk janë të gatshme të marrin pjesë në këtë nismë. Franca, Gjermania dhe Koreja e Jugut nuk pritet të dislokojnë anije në rajon, ndërsa Japonia dhe Australia kanë deklaruar gjithashtu se nuk planifikojnë të dërgojnë forca detare për të shoqëruar anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)