Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar më 6 qershor, ja kur votohet kryetari

Demokratët do të mbledhin Kuvendin Kombëtar më 6 qershor. Kjo dhe vendime të tjera u morën sot në mbledhjen e kryesisë së Paetisë Demokratike, për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.

16.03.2026. 13:37

Bremda datës 30 prill do të përfundojnë zgjedhjet e kryetarëve të degëve, ndërsa më 23 maj do të votohet për kryetarin e Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e Statutit të partisë. Ky grup do të drejtohet nga Gazment Bardhi si kryetar dhe do të ketë në përbërje këta anëtarë:

Oerd Bylykbashi

Ivi Kaso

Gent Strazimiri

Enno Bozdo

Elda Hoti

Keltis Kruja

Adriana Kalaja

Marash Logu

Franc Nuri

Përditësimet e statutit të haetuar prej tyre do të diskutohen dhe më pas miratohen në forumet e larta të Part

isë Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)