Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD Sali Berisha hodhi akuza dhe ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar dhe ambasador të Ramës.
"Bashkimi Europian, Komisioni Europian, sigurisht nuk mund dhe nuk do të pajtohet me asgjësimin e sistemit të drejtësisë, por duhet të jemi realistë, nisma Rama-Vuçiç, nuk është se nuk ka mbështetje të pjesshme. Ka mbështetje të pjesshme sepse ka anëtarë të BE që mendojnë se Shqipëria kurrë nuk mund të jetë anëtare e BE. Prandaj, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç na dhanë një zgjidhje, nuk duam vetë dhe nuk merremi me ta
Ka edhe lobistë, ka edhe ekstremistë të majtë që janë të pandreqshëm në rrafshin ideologjik, ata bëjnë avokatinë e Ramës në çdo tryezë ku ndodhen. Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel
Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve. Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve. Se ky vend dhe ky komb edhe kur nuk kanë pasur shtet, kanë pasur një ligj për kontratat civile dhe kontratat e tjera, që e kanë respektuar pa pengmarrje. Dhe se AKSHI nuk është problem kulturor i shqiptarëve
AKSHI, shkëlqësia juaj, është problemi i baxhanakut të Edi Ramës, i bashkëshortes së Edi Ramës dhe vetë Edi Ramës. Dhe pengmarrja është kryekëput politike
Dhe unë e konsideroj një fyerje të rëndë që u bëni shqiptarëve ju me deklaratën tuaj jo vetëm dezinformim, por edhe fyerje, se qenka kulturë shqiptarë pengmarrja", tha Berisha.
Sipas tij, Gonzato mashtron për qendrimet e PD për integrimin.
"Ky zotëri përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD-së në procesin e integrimit.
E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai këtë.
Tani unë do t’i them po këtu, forca jonë politike është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin e statusit të kandidatit që e ka bllokuar Edi Rama me tre ligjet, dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër.
Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit.
Është forcë politike e cila ka shpallur si interesin më madhor kombëtar të shqiptarëve integrimin në BE.
Por, është forca politike e cila ka qenë shumë e sinqertë me partnerët dhe nuk ka pranuar kurrë të mashtrojë partnerët dhe të mashtrojë shqiptarët.
Forca jonë politike ka qenë dhe mbetet e vendosur për një integrim të bazuar në meritë.
Për të bërë gjithçka që Shqipëria të meritojë, dhe të garantoj se nuk është kurrë pengmarrja kulturë e shqiptarëve siç paraqisni ju AKSHI-n.
Dhe e bën këtë në kohën e komunikimeve me shpejtësi drite.
Gënjeshtra e dytë e madhe e tij në komunitetin ndërkombëtar për PD-në është se axhenda jonë është MAGA.
Axhenda jonë, në qoftë se kishim vendosur të ishte MAGA, ne nuk fshihnim asgjë, axhenda jonë është integrimi i Shqipërisë në BE.
Kjo histori e turpshme mashtrimi filloi me një trillim të padëgjuar ndonjëherë se Donald Trump kur erdhi LaCivita ka ardhur me një cek 9 miliardë dollarë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE dhe ljo është qarkulluar në nivelet më të larta.
Turp më i madh...
Por ne pavarësisht nga kjo, kemi treguar durim, kemi bërë sqarime, kemi qenë të ndershëm në qëndrimet tona, kemi deklaruar se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht përveç pozicionit gjeostrategjik të saj dhe u faktua kjo.
Nuk plotëson sepse ne e dinim se ç’po bën Edi Rama.
Edi Rama po ndërton narkoshtetin këtu.
Sigurisht ne kemi marrëdhënie pa diskutim me SHBA dhe ne kemi disa specifika, nuk e mohojmë atë. Kosova nuk do ishte e lirë pa SHBA, askush të mos mendojë se ne e harrojmë këtë. Jo.
Dhe tani për të ndihmuar Edi Rama, shtron prapë çështjen se disa kanë axhendë MAGA-n, nuk kanë axhendë integrimin evropian.
Unë mendoj se i shërben Edi Ramës me këto zotëria juaj dhe unë nuk kam dëshirë në mënyrë absolute as të të përgjigjem, por unë jam skandalizuar kur kam
mësuar këto", vijoi Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)