Irani lëshon raketa në të gjitha drejtimet, sulme në Emirate, Arabi Saudite e Irak

Irani ka lëshuar raketa gjatë natës pothuajse ndaj gjithë fqinjëve. Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku dhe Arabia Saudite aktivizojnë mbrojtjen.

Burimi: BBC

18.03.2026. 08:12

Irani lëshon raketa në të gjitha drejtimet, sulme në Emirate, Arabi Saudite e Irak

Pothuajse të gjitha vendet e Lindjes së Mesme kanë kaluar një natë jo të qetë, për shkak të raketave dhe dronëve iranianë që janë lëshuar me breshëri në të gjitha drejtimet.

Arabia Saudite njofton se ka rrëzuar një dron që po i afrohej zonës së ambasadave, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se mjeti ajror u neutralizua në kohë.

Ndërkohë, në Emiratet e Bashkuara Arabe janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore pas paralajmërimeve për sulme me raketa dhe dronë. Në Dubai janë dëgjuar disa shpërthime, ndërsa autoritetet thanë se këto ishin pjesë e ndërhyrjes së mbrojtjes ajrore dhe se nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha.

Raporte për shpërthime kanë ardhur edhe nga Bagdadi në Irak. Sipas burimeve ndërkombëtare, Irani dyshohet se ka rifilluar sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas zhvillimeve të fundit, duke rritur tensionet në rajon.

Autoritetet në Emirate u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë që qindra dronë dhe raketa shënjestruan dhe qytetet izraelite duke lënë të paktën dy viktima dhe dy të plagosur.

Sulmet vijnë disa orë pasi Izraeli ekzekutoi numrin dy të iranianëve, Ali Larijani.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)