“Betohem në Kuran që nuk jam armiku yt”, Izraeli josh komandantët iranianë, vritet dhe ministri i Inteligjencës

Izraeli vret një tjetër drejtues të lartë iranian, ndërkohë që Mossad kontakton invidualisht komandantë iranianë duke i nxitur të mbështesin protestat.

Burimi: TGCOM

18.03.2026. 10:19

“Betohem në Kuran që nuk jam armiku yt”, Izraeli josh komandantët iranianë, vritet dhe ministri i Inteligjencës

Izraeli bën me dije se ka ekzekutuar në sulmet më të fundit një tjetër zyrtar të lartë iranian, duke i dhënë një goditje tjetër regjimit në Teheran.

Bëhet fjalë për ministrin e Inteligjencës Ismail Khatib që ka shërbyer më herët në qeveritë e Ebrahim Raisi dhe Pezeshkian.

IDF bën me dije se Khatib ishte në shënjestër, dhe shton se analizat paraprake të sulmit sugjerojnë se ai u vra.

Vrasja e Khatib vjen një ditë pas eliminimit të Ali Larijanit, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i cili konsiderohej dhe personi më i rëndësishëm në vend pas Ajatollahut.

Izraeli ka kërcënuar që në nisje të konfliktit se liderët iranian dhe ata të ushtrisë do të jenë objektiv kryesor për sulme.

Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se Mossadi në Izrael ka nisur kontaktet personale me komandantë iranianë, duke i nxitur ata që të bashkohen me protestat kundër regjimit.

Wall Street Journal siguroi akses në një telefonatë të regjistruar nga një agjent i Mossadit me një komandant të lartë të policisë iraniane.

Në këtë tekst të transkriptuar oficeri izraelit thotë: "Ne dimë gjithçka për ty, je në listën tonë të zezë dhe kemi të gjitha informacionet për ty. Të telefonova për të të paralajmëruar paraprakisht se duhet të qëndrosh pranë popullit tënd. Dhe nëse nuk e bën, fati yt do të jetë i njëjtë me atë të udhëheqësit tënd. A më dëgjon?"

Ndërkohë që komandanti iranian përgjigjet: Vëlla, betohem në Kuran, nuk jam armiku yt. Unë jam tashmë një njeri i vdekur. Të lutem eja dhe na ndihmo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)