Një zjarr ka rënë në zonën kodrinore pranë fshatit Somotinë në Bashkinë e Pogradecit, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre. Flakët janë përhapur në terren për shkak të kushteve të favorshme dhe pranisë së erës në zonë.
Menjëherë pas raportimit të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll. Në operacion janë përfshirë gjithashtu punonjës të njësisë administrative dhe të shërbimit pyjor.
Edhe banorët e fshatit janë bashkuar me ekipet në vendngjarje, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që fryn në zonë, ndërhyrja është bërë më e ndërlikuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)