Pasdaranët konfirmojnë vdekjen e komandantit të forcave Basij, Gholamreza Soleimani

Soleimani drejtoi forcat Basij për gjashtë vitet e fundit dhe kishte përgjegjësi për mbikëqyrjen e operacioneve të sigurisë së brendshme.

17.03.2026. 21:28

Pasdaranët konfirmojnë vdekjen e komandantit të forcave Basij, Gholamreza Soleimani

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të njohur ndryshe edhe si Pasdaranë, kanë konfirmuar vdekjen e komandantit të forcave Basij, Gholamreza Soleimani. Në një deklaratë të shpërndarë nga agjencia gjysmë-zyrtare iraniane “Tasnim”, Pasdaranët thanë se Soleimani u vra gjatë një “sulmi nga armiku amerikan-sionist”.

Soleimani drejtoi forcat Basij për gjashtë vitet e fundit dhe kishte përgjegjësi për mbikëqyrjen e operacioneve të sigurisë së brendshme. Në deklaratë theksohet se ai “luajti një rol strategjik dhe pa precedent në modernizimin e strukturës popullore dhe xhihadiste të forcave Basij, në zhvillimin e lëvizjeve konstruktive, në eliminimin e privimeve dhe në ofrimin e ndihmës për grupet e shtypura dhe të cenueshme”.

Vrasja e Gholamreza Soleimani ishte njoftuar më parë nga Izraeli. Në një njoftim të ngjashëm, ata konfirmuan edhe vrasjen e Ali Larijani, një prej zyrtarëve më të lartë të Iranit dhe një bashkëpunëtor i afërt me ish-udhëheqësin supreme, Ali Khamenei. Për momentin nga Shteti Islamik nuk është konfirmuar ende ndarja nga jeta e shefit të sigurisë, Ali Larijani.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)