Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo në një deklaratë për mediat për reformën territoriale tha se bashkitë do i përgjigjen më mirë sfidave që na presin. Në kuadër të integrimit, Demo tha se edhe pushteti vendor preket nga procesi dhe se për bashkitë "po vjen cunami" dhe duhet transformim radikal, e për këtë do ketë dhe ture dëgjimore me qytetarët.
"Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë. Reforma Territoriale, komisioni i posaçëm është duke definuar metodologjinë që do të ndjekim apo edhe vetë seancave dëgjimore. Pritshmëria ime ka qenë që komisioni të ecte më shpejt. Ajo çfarë do të doja të nënvizoja është fakti që ne i qëndrojmë procesit të transparencës, të ketë informim të institucioneve të përfshira, qytetarëve dhe grupeve të interesit. Pavarësisht metodologjisë që do të përcaktohet, turet në vend duhet të bëhen patjetër dhe ne do të luajmë edhe rolin tonë për të përfshirë aktorët lokalë", tha ministri i Pushtetit Vendor.
Përsa i përket sezonit turistik që është në prag, ministri Demo tha se pastrimi i zonave turistike mbetet sfidë dhe se duhet përmirësuar sistemi i menaxhimit të mbetjeve.
"Pastrimi mbetet sfidë në territor. Qeveria vazhdon të mbështesë bashkitë me instrumentet e duhur për të realizuar këtë shërbim. Kuptohet, nuk jemi në lartësinë e duhur. Besojmë që ka akoma shumë hapësirë për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve në tërësi. Kjo nuk duhet të jetë sezonale, por qasje e strukturuar institucionale. emi në fazën e diskutimit me Ministrinë e Mjedisit dhe aktorë të tjerë për të ndërtuar një model shumë të qëndrueshëm për mbetjet në të gjithë territorin. Të gjitha bashkitë kanë filluar me pastrimin e plazheve, brigjeve detare, liqeneve dhe zonave të tjera ku ka fluks turistik", vijoi ai.
Jashtë vëmendjes së ministri Demo nuk mbeti as paketa e maleve, për të cilët tha se një pjesë e tyre e kanë kaluar fazën e miratimit dhe priten rastet e para të suksesit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)