Panik bërthamor në Iran, raketa shpërthen shumë pranë centralit të Bushehr

Kreu i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale, për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor.

Burimi: Times of Israel

18.03.2026. 11:50

Panik bërthamor në Iran, raketa shpërthen shumë pranë centralit të Bushehr

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore njoftoi se ka marrë një raport nga Irani se kompleksi i centralit bërthamor në Bushehr është goditur nga një predhë.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në centralin bërthamor  të Bushehrit, teksa autoritetet iraniane informojnë se nuk ka pasur dëme në central dhe as persona të lënduar.

Kreu i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale, për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor gjatë konfliktit.

Ndërkohë, ushtria amerikane, përmes Komandës Qendrore, nuk ka dhënë ende një koment për këtë ngjarje.

Ditët e fundit Izraeli dhe SHBA kanë intensifikuar sulmet ndaj Iranit, ku në një deklaratë të përbashkët u bë me dije se në republikën islamik janë goditur më shumë se 7000 objektiva, tashmë që lufta ka hyrë në javën e tretë.

Presidenti Trump deklaroi më herët se nuk ka më asgjë për të shkatërruar në Iran, teksa shtoi se operacioni ende nuk është drejt përfundimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)