Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Izraelite të Mbrojtjes, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir ka deklaruar se raketat iraniane kanë një rreze veprimi që mund të arrijë kryeqytetet europiane si Roma, Parisi dhe Berlini. “Të gjitha janë brenda rrezes direkte të goditjes”, citohet ai nga “The Times of Israel”.
Deklaratat e gjeneralit izraelit erdhën menjëherë pasi Irani ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale me rreze rreth 4,000 kilometra drejt një objektivi amerikan në ishullin britanik Diego Garcia. Sipas analistëve, ky sulm i Teheranit ishte edhe një kërcënim i drejtë për drejtë ndaj shteteve të Europës.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka deklaruar se operacionet ushtarake kundër Iranit janë në një fazë të ndërmjetme. “Jemi në gjysmën e rrugës, por drejtimi është i qartë”, u shpreh ai gjatë një deklarate për mediat. Sa i përket sulmeve ajrore ndaj Iranit, ushtria izraelite pretendon se regjimi në Teheran është dobësuar ndjeshëm, madje “udhëheqësit iranianë janë të lodhur dhe të çorientuar”, ndërsa kapacitetet e tyre mbrojtëse janë reduktuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)