Raketat iraniane teorikisht mund të kenë rreze për të arritur qytete si Londra, Parisi apo Berlini, por ekspertët theksojnë se kjo nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm. Sipas BBC, diskutimi u rikthye pasi ushtria izraelite pretendoi se Irani zotëron raketa me rreze të tillë veprimi.
Një raketë nga Irani do të duhej të përshkonte rreth 2700 milje për të arritur Londrën. Ndërkohë, autoritetet britanike kanë deklaruar se nuk ka asnjë vlerësim konkret që Irani po synon Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.
Eksperti i sigurisë, Dr. Sidharth Kaushal, shpjegon se rrezja e raketave mund të zgjatet duke përdorur koka më të lehta, por saktësia e tyre bie ndjeshëm në distanca të mëdha. Ai thekson se edhe nëse raketat do të kishin këtë kapacitet, ato do të përballeshin me hapësirë ajrore shumë të mbrojtur.
Sipas tij, pyetja kryesore mbetet qëllimi: përdorimi i disa raketave jo shumë të sakta në distanca të gjata nuk do të kishte efekt të madh strategjik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)