Protesta e PD, policia shoqëron 52 persona, 17 në pranga
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
09:05 5 h më parë21.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një person i armatosur me thikë vrau 3 persona në një stacion metroje në Tajvan dhe plagosi dhe 9 të tjerë. Motivet e krimit janë ende të paqarta.
Tre persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një stacion metroje në kryeqytetin e Tajvanit.
Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se një 27 vjeçar hyri në stacionin kryesor të metrosë në Taipei dhe hodhi disa tymuese, përpara se të shkonte drejt një stacioni tjetër në një zonë të ngarkuar me dyqane, duke sulmuar njerëzit gjatë rrugës.
Ai është identifikuar si Chang Ëen, i cili më pas humbi jetën pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe kur u rrethua nga policia.
Sulmi ndodhi gjatë mbrëmjes, ndërsa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që ikin në panik.
Sulmuesi më pas u largua përmes një qendre tregtare nëntokësore drejt stacionit Zhongshan, rreth 800 metra larg. Pas një ndalesë në hotel për të marrë një armë, ai u kthye në rrugën përballë stacionit Zhongshan dhe hodhi sërish bomba tymuese, duke sulmuar edhe më shumë njerëz.
Ngjarje të tilla janë të rralla në Tajvan, i cili ka norma të ulëta të kriminalitetit të dhunshëm. Sulmi i fundit i ngjashëm në Taipei ndodhi më shumë se një dekadë më parë, në vitin 2014.
21 kilogramë ar, me vlerë afërsisht 566 milionë jen, ju dorëzuan direkt bashkisë së qytetit të Osakës, me një qëllim specific, riparimin e tubave të vjetër të ujit.
12:06 2 h më parë21.02.2026.
Autori
Me 172.5 metra, Sagrada Familia, së cilës arkitekti katalanas Antoni Gaudí i kushtoi pjesën e fundit të jetës së tij, është ndërtesa më e lartë e Barcelonës dhe kisha më e lartë në botë.
09:24 5 h më parë21.02.2026.
Autori
Gjitarët mishngrënës i përkisnin kopshtit zoologjik privat 'Tiger Kingdom', ku turistët lejoheshin ti preknin dhe të fotografoheshin me kafshët.
08:32 5 h më parë21.02.2026.
Autori
“Do të ishte shumë mirë nëse Izraeli do ta merrte të gjithën”, pohoi ai në një intervistë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, në të cilën ambasadori i SHBA-së mbrojti veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës.
08:25 6 h më parë21.02.2026.
Autori
Qeveria po shqyrton futjen e legjislacionit për të hequr Andrew Mountbatten-Windsor nga linja mbretërore e trashëgimisë, sipas BBC.
22:55 15 h më parë20.02.2026.
Autori
Donald Trump e quan vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së për të hequr tarifat e tij gjithëpërfshirëse "thellësisht zhgënjyese", ndërsa njofton një taksë të re prej 10% mbi importet globale.
20:28 17 h më parë20.02.2026.
Autori
Nasa synon 6 marsin për të nisur një ekuipazh rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet, në atë që do të ishte udhëtimi më i largët i njerëzimit në hapësirë.
18:00 20 h më parë20.02.2026.
Autori
Një ushtar francez ka humbur jetën pasi u qëllua në kokë gjatë një “loje” me kolegët e tij në një festë ku ishte konsumuar alkool. Ngjarja ndodhi në ambientet e Percy Military Teaching Hospital, në Clamart, në perëndim të Parisit.
16:49 21 h më parë20.02.2026.
Autori
Gjykata Supreme e SHBA ka rrëzuar tarifat globale të vendosura nga presidenti Donald Trump, duke i dhënë një goditje të fortë një prej instrumenteve kryesore të politikës së tij ekonomike dhe të jashtme.
16:30 21 h më parë20.02.2026.
Autori
Komente (0)