Kushtoi 3.4 miliardë euro, Kina gati të hapë tunelin rrugor më të gjatë në botë

Përmes tunelit, distanca përmes vargmalit Tien Shan do të përshkohet në 20 minuta, ndërsa më parë zgjaste të paktën tre orë.

22.12.2025. 16:50

Tuneli Tianshan Shengli, ose Tuneli i Fitores , është tuneli më i gjatë, pjesë e një autostrade në botë dhe pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve deri në fund të këtij viti, duke lehtësuar lidhjen rrugore midis jugut dhe veriut të rajonit autonom të Kinës veriperëndimore, Xinjiang Ujgur.

Tuneli rrugor është 22.13 kilometra i gjatë dhe do ta zvogëlojë kohën e nevojshme për të kaluar vargmalin Tien Shan në rreth 20 minuta, ndërsa aktualisht duhen të paktën tre orë.

Kostoja e projektit, i cili ka kohë që është në proces, ka arritur në rreth 3.4 miliardë euro.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)