Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni.

Burimi: Kyodo Agency

26.12.2025. 11:51

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni, ku gjatë tij u hodh dhe një lëndë kimike ende e paspecifikuar.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa ende nuk dihen motivet e sulmit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Kyodo, ngjarja ndodhi në një fabrikë gome në Mishima, teksa autori është vënë në pranga dhe ndodhet në paraburgim.

Fabrika drejtohet nga Yokohama Rubber Co., biznesi i së cilës përfshin prodhimin e gomave për kamionë dhe autobusë.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Japoni, e cila ka një shkallë të ulët vrasjesh dhe disa nga ligjet më të ashpra për armët në botë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)